Medi
02SPORT

Dashuria për ngjyrat gjelbër e zi nuk njeh moshë, Rexhep Xhaka i pranishëm në një ndeshje futsalli dje

Derisa po zhvillohej derbi në ligën e parë të futsallit në mes të KF Trepça dhe KF Albaniku, veç shumë shikuesve të tjerë që ndodheshin në palestrën “Minatori”, ishte prezent edhe një emër i veçantë.

Është fjala për legjendën e futbollit kosovar, Rexhep Xhaka, i cili është i pranishëm thuajse gjithherë në ndeshjet sportive të mitrovicasve.

Premium Store

Xhaka është një nga dëshmitë më të forta se dashuria e mitrovicasve për ngjyrat gjelbër e zi është e pashueshme, pa marrë parasyshë moshën.

Xhaka njihet në tërë Kosovën si legjendë e futbollit mitrovicas.

📸 Mitrosport

Active 1