
Në një operacion shpëtimi të zhvilluar ditën e sotme, 16 persona kanë kërkuar ndihmë tek Policia Kufitare e Himarës, pasi nuk kanë mundur të rikthehen në breg për shkak të dallgëve të forta, shkruan Mitropol.
Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dhe shpëtuar personat e bllokuar, të cilët ishin në rrezik.
Të gjithë të shpëtuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë lundrimit, sidomos gjatë ditëve me erë dhe dallgë të forta.








