Miftaraj: Vetëvendosje përmes Avni Deharit ka shkelur rendin kushtetues

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kritikuar sjelljen politike të Vetëvendosjes, duke thënë se ajo ka shkelur rendin kushtetues në Kosovë, shkruan Mitropol.
Sipas tij, Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë të aftë dhe as nuk arrijnë të funksionojnë në bazë të rregullave demokratike. Ai ka shkruar se përmes Avni Deharit, VV-ja ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka përmendur edhe 39 dështimet e konstituimit të Kuvendit, duke i cilësuar si përpjekje për të mbrojtur interesat personale dhe partiake./Mitropol/








