Gjyqi ndaj Netanyahut, ai falenderon mbështetjen e Trumpit: Së bashku do ta bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ja falënderuar presidenit amerikan, Donald Trump, për mbështetjen e tij gjatë gjyqit për korrupsion.
Udhëheqësi amerikan kritikoi prokurorët të shtunën, duke thënë se Uashingtoni, pasi i ka dhënë miliarda dollarë ndihmë Izraelit, nuk do ta “duronte këtë”.
“Është ÇMENDURI të bësh atë që prokurorët jashtë kontrollit po i bëjnë Bibi Netanyahut”, tha Trump në Truth Social, duke pretenduar se procesy gjyqësor do pengonte mundësinë e Netanyahut të hynte në bisedime me Hamasin e Iranin.
Netnayahu ju përgjigj Trumpit: Faleminderit sërish Donald Trump. Së bashku do ta bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Kjo shënoi herën e dytë brenda pak ditësh, që Trump ndërhyri për të mbrojtur Netanyahun./Mitropol/








