Aurora Group
LAJME

KRM “Uniteti” shpërblen angazhimin në terren, rritje pagash për punëtorët e operativës

 

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti” ka njoftuar sot se janë ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e saj, ndërkohë që ka hyrë në fuqi edhe rritja e pagave për punëtorët e operativës (terrenit), në përputhje me vendimin e marrë muajin e kaluar nga Bordi i Drejtorëve, shkruan Mitropol.

Weelnes

Në njoftimin zyrtar thuhet se ky është një hap konkret drejt vlerësimit të angazhimit dhe kontributit të punëtorëve që kujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e qytetit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Ju njoftojmë se sot janë ekzekutuar pagat për të gjithë punëtorët e KRM “Uniteti”. Po ashtu, në përputhje me vendimin e Bordit të Drejtorëve, të marrë muajin e kaluar, është zbatuar rritja e pagave për punëtorët e operativës (terrenit).

Ky është një hap konkret drejt vlerësimit të angazhimit të punëtorëve tanë, të cilët çdo ditë kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e mjedisit tonë.

KRM “Uniteti” mbetet i përkushtuar që, në përputhje me mundësitë financiare që ka kompania, në të ardhmen të realizojë përsëri rritje të pagave për punëtorët e sektorit të operativës (vozitësit dhe punëtorët fizikë).

Faleminderit për punën e palodhshme dhe përkushtimin tuaj!

Premium Store