Dukato 2
LAJME

LAJMI I FUNDIT: Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu

 

Udhëtarët e linjës Beograd – Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin e Serbisë.

Active 1

Ngjarja sipas gazetarit Blendi Fevziu, ka ndodhur pasditen e së martës.

Ai ka publikuar pamjet tmerruese që i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi.

Sipas tij, ata kanë mbetur të bllokuar në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri të aeroplani.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kondicionerit në autobus, udhëtarët shqiptarë janë gjetur në vështirësi.

Në video dëgjohen qytetarët duke kërkuar ndihmë nga policia serbe, teksa vërehet se të njëjtit kanë thyer xhamin e autobusit për të marrë ajër.

Koha