Active 2
LAJME

Maqedonia e Veriut mbyll kufinjtë – asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor

Sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut sot është goditur nga një problem teknik, duke ndikuar në funksionimin e kufijve në gjithë territorin e vendit, shkruan Mitropol.

Problemi u bë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila konfirmoi se sistemi ka rënë në të gjitha pikat kufitare,dhe si pasojë autoritetet maqedonase janë detyruar të pezullojnë përkohësisht hyrjen e automjeteve në shtet.

“Nga momenti i ndërprerjes së sistemit, kontrolli po bëhet në mënyrë manuale, ndërsa është rikthyer edhe kontrolli i dyfishtë”, thuhet tutje në njoftim.

Raportohet për kolona të gjata automjetesh në disa pika kufitare të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që autoritetet po punojnë për rikthimin e sistemit në funksion.

Active