Biçiklisti goditet nga vetura tek rrethi afër “Interex” në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 afër rrethit tek “Interex” në Vushtrri, shkruan Mitropol.
Biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa organet kompetente pritet të dalin me më shumë detaje lidhur me rastin.








