Trondet deputeti gjerman: Serbia kreu gjenocid në Kosovë

- Parlamenti gjerman ka mbajtur një seancë 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku në korrik të vitit 1995, forcat serbe kishin vrarë mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, shkruan Mitropol.
Në sallë ishin të pranishëm dy të mbijetuar, si dhe ambasadorët e Bosnjës dhe Kosovës në Berlin.
Deputeti gjerman Michael Brand nga CDU theksoi se është e gabuar të thuhet që lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore ishte ajo në Ukrainë.
“Serbia, e mbështetur nga Rusia, kishte nisur luftëra që në vitin 1991 kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe më pas Kosovës. Evropa nuk kishte qëndrim të qartë për këto luftëra. Kishte vetëm fjalë, në vend që të veprohej,” u shpreh ai.
Brand gjithashtu kujtoi edhe një deklaratë të mëparshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
“Nëse ju e vrisni një serb, atëherë ne vrasim 100 myslimanë,” duke e cilësuar si simbol të vazhdimësisë së dhunës, propagandës dhe lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Tensionet në sallë filluan të ngriten kur një deputet i ekstremit të djathtë tentoi të relativizojë gjenocidin në Srebrenicë, duke nxitur reagime të ashpra nga pjesa tjetër e deputetëve.
Kujtojmë se më 23 maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.







