Premium Store
LAJME

Pritje nga 3 deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë nisur që të vijnë për pushime verore në Kosovë, shkruan Mitropol.

Mirëpo, me ardhjen e tyre po vërehet një qarkullim më i madh në pikat kufitare të vendit.

Por, fluks të madh nuk ka, të paktën mëngjesin e së dielës.Kështu bën të ditur Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Brendshme.

Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 07:15, koha për të hyrë në Kosovë dhe për të dalë nga Kosova, në të gjitha pikat kufitare sillet rreth 3 e deri në 5 minuta.

Dukato 1