Zemaj propozon emër për kryear – Dehari ja ndal mikrofonin

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj i ka bërë thirrje nga foltorja kryesuesit të seancës, Avni Deharit që të procedojë me propozimin e një kandidati për kryetar Kuvendi, në mënyrë që të vazhdohet me procesin institucional, shkruan Mitropol.
“Unë e kam një propozim që ti të propozosh ose kërkosh emrin për kryetar të Kuvendit dhe të vazhdojmë me procedurë të rregullt” është shprehur Zemaj gjatë fjalës së tij nga foltorja.
Mirëpo, nuk arriti ta përfundonte fjalinë, pasi mikrofoni iu ndërpre nga vetë Dehari, çka solli pakënaqësi dhe reagime në sallë.
Ky veprim erdhi në mes të përpjekjes së 46-të për konstituimin e Kuvendit, që edhe këtë herë rezultoi i pasuksesshëm.







