Aurora Group
KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Njësia Speciale zbarkon në objektin e disa agjencive të shtetit

 

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion të befasishëm në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke bastisur një objekt shtetëror në Prishtinë, ku ndodhen disa agjenci qendrore të shtetit.

Weelnes

Ndër institucionet që operojnë në këtë objekt janë Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave, si dhe Instituti për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Në pamjet e publikuara, në oborrin e objektit janë parë forca të Njësisë Speciale të armatosura, ndërsa nuk është bërë ende e ditur se në cilën nga këto agjenci po zhvillohet bastisja dhe cilat janë arsyet që qëndrojnë prapa këtij aksioni.

Dukato 1