Dukato 2
LAJME

Kërcënohet Presidentja Osmani përmes një email-i

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë shënjestër e një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan Mitropol 

Ky email ishte dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi, nga email adresa betimibrahimi@yahoo.com, dhe kishte të shkruar në subjekt ” Punoni pak ma shumë/shpejt”, mirëpo përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit institucional.

Aurora Group

Në mesazhin kërcënues, përveç fjalëve ofenduese dhe gjuhës përçmuese kishte të shkruara edhe veprime hakmarrëse ndaj familjes së presidentes, për “tradhëti” dhe vendime të pretenduara politike si ndërrimi i flamurit apo zbatimi i gjuhësisë në komunikimin zyrtar.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Presidenca apo Policia e Kosovës, por pritet që rasti të hetohet dhe personi në fjalë të merret në përgjegjësi ligjore.

Weelnes