Aurora Group
LAJME

Murati nuk ia konteston shifrat Hotit- i thotë se më 2017 importohej më shumë nga Serbia

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka publikuar disa tabela ku shihen të paraqitura nivelet e importit nga Serbia gjatë periudhës janar-maj 2024, shkruan Mitropol.

Për këtë iu ka përgjigjur ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke theksuar se ka pasur më shumë import nga Serbia gjatë vitit 2017, kur Hoti ishte ministër i Financave.

Kështu, Murati nuk i kontestoi fare shifrat që i publikoi Hoti, por ka bërë një krahasim përmes një reagimi në Facebook.

“Ju lutem i tregoni dikush që importi i mallrave nga Serbia sivjet, megjithatë mbetet afërsisht sa gjysma e vlerës që importohej në vitin 2017, kur Avdullah Hoti ishte Ministër i Financave” është shprehur Murati.

Active 1