Active 2
02KOSOVËLAJME

Arrestohet mitrovicasi, ngacmoi një grua online

Një rast shqetësues i ngacmimit virtual është raportuar në Mitrovicë, ku një grua është vënë në shënjestër të kërcënimeve dhe ngacmimeve nga një person përmes rrjeteve sociale, shkruan Mitropol.

Policia ka konfirmuar se më 16 korrik 2025, rreth orës 17:00, është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar dhe kërcënuar një grua përmes komunikimit online. Sipas burimeve zyrtare, veprimet e të dyshuarit kanë krijuar ndjenjë frike dhe pasigurie tek viktima, e cila e ka raportuar rastin në polici.

Active

Menjëherë pas denoncimit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Pas intervistimit dhe në koordinim me prokurorin e rastit, është marrë vendim që ai të dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Policia e Kosovës ka ripërsëritur rëndësinë e denoncimit të rasteve të tilla, duke theksuar se dhuna psikologjike dhe ngacmimet në internet trajtohen me seriozitet të plotë dhe mund të kenë pasoja të rënda ligjore për autorët./Mitropol/

Weelnes