Active 2
KOSOVËLAJME

Dështon seanca për rastin “Banjska”, nuk paraqitet një dëshmitar

 

Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” kundër të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq është ndërprerë sot, 18 korrik, për shkak se dëshmitari i propozuar nga Prokuroria nuk ka qenë i pranishëm. Kështu ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues.

Active

Pas këtij zhvillimi, seanca do të riniset kur dëshmitari të jetë në dispozicion të gjykatës.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë. Në këtë listë përfshihen figura të njohura si Millan Radoiçiq, i cilësuar si lider i grupit, si dhe Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, dhe dekada të tjera.

Akuza lidhet me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur me qëllim që “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe t’ia bashkojë Serbisë”, me Radoiçiqin si koordinues kryesor.

Radoiçiq është përfshirë në fletëarrest ndërkombëtar dhe akuzohet për rol në vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ndërhyrje në dëshmitarë. Gjithashtu është në listat e zezë të SHBA-së dhe Britanisë për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsion.

Prokuroria ka paraqitur 34 dosje provash, duke përfshirë video-incizime, të dhëna elektronike, dokumente nga Luksemburgu e Bosnja, dhe deklarata dëshmitarësh.

Dukato 1