Medi
KOSOVËLAJME

Reagon Avdullah Hoti, i quan mashtrues Kurtin e Osmanin: Kjo e fundit po përpiqet ta gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër

 

Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i etiketuar si mashtrues, teksa thotë se historia e Kosovës do t’i njoh si të tillë.

“Dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Active 1

Hoti po ashtu, tha se beson që reagimet e fundit të tyre janë si rrjedhojë e këtyre dy faktorëve:

I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej.

E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale.

“Skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje”, ka shrkuar ai.

Koha