Active 2
LAJME

Partia Demokracia Serbe kërkon ndërhyrjen e KFOR-it për të bllokuar Urën e re mbi Ibër që e quan “ura e inatit”

← Back

Thank you for your response. ✨

Medi

Partia Demokracia Serbe kërkon ndërhyrjen e KFOR-it për të bllokuar Urën e re mbi Ibër që e quan “ura e inatit”

Partia “Demokracia Serbe” i ka bërë thirrje KFOR-it që të ndërhyjë dhe të bllokojë urën e re që po planifikohet për komunikacion rrugor mbi lumin Ibër, duke e quajtur atë “urë të urrejtjes”, shkruan Mitropol.

Sipas tyre, tashmë ekzistojnë ura funksionale që lidhin Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, ndërsa ndërtimi i një ure të re përbën “provokim të panevojshëm” ndaj shumicës në Veri.

Ata kërkojnë nga KFOR që të vendosë trupa të përhershme në urë, njësoj si në urën kryesore të qytetit, duke shprehur mosbesim ndaj Policisë së Kosovës, të cilën e përshkruajnë si mono-etnike dhe të paprofesionalizuar.

“Qytetarët e Mitrovicës së Veriut janë kundër ndërtimit të kësaj ure. Ajo vetëm sa do ta përkeqësojë sigurinë në qytet”, thuhet në deklaratë, ku përmenden edhe incidente të mëhershme ndëretnike dhe shqetësime të sigurisë afër palestrës sportive në jug të qytetit.

Përfaqësuesit e kësaj partie theksojnë se “do të jenë në terren, me popullin”, duke paralajmëruar kundërshtim publik ndaj çdo përpjekjeje për të hapur ura të reja që, sipas tyre, nxisin tensione.

Active 1