Emisarja britanike: S’duhet qasje magjike për Kosovën e Serbinë – Ohri ka shumë ide të mira, çështja është te zbatimi

E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Mitropol.
Pirs ka theksuar se në këtë marrëveshje bëhet fjalë për gjëra praktike siç është lëvizja e lirë si dhe përfaqësimi.
“Shumë ide të mira gjenden tashmë në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit — është vetëm çështje e zbatimit. Këto nuk janë marrëveshje teorike — flasin për gjëra praktike si lëvizja e lirë, qasja, përfaqësimi… Duam t’i inkurajojmë politikanët të ndihmojnë komunitetet përmes zbatimit të tyre”, është shprehur ajo.
E njëjta ka vlerësuar se nuk duhet një qasje krejtësisht e re, apo edhe zgjidhje magjike për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.








