Aksident trafiku në Kalabri – një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Kalabria të Prishtinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, shkruan Mitropol.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person i cili është dërguar për trajtim në QKUK.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.








