Të shtëna në një dasmë në Prishtinë – Policia sekuestron 34 gëzhoja

Gjuajtjet me armë nëpër dasma janë bërë të zakonshme, ku pothuajse çdo ditë po raportohen raste të reja , shkruan Mitropol.
Së fundmi , një dasmë që po mbahej dje në mesditë në Prishtinë, është shoqëruar me të shtëna armësh, duke alarmuar banorët e lagjes.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:40.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar 34 gëzhoja me gaz, të cilat dyshohet se janë shkrepur gjatë ahengut që po mbahej në një shtëpi ku edhe ka ndodhur incidenti.
Aktualisht, personi që ka shtënë mbetet i panjohur, ndërsa hetimet janë në zhvillim nga njësia përkatëse.







