Deputeti i PDK-së: Kryetarët e partive po kalkulojnë në interesa të ngushta- jo në interes të shtetit

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka kritikuar kryetarët e partive parlamentare për mungesë të vullnetit politik dhe vendimmarrje në interes të shtetit, shkruan Mitropol.
Këto komente ai i bëri pak para fillimit të seancës së 49- të, duke vlerësuar se vendi po përballet me mungesë qeverisjeje në një periudhë tejet të ndjeshme.
“Shteti i Kosovës ka nevojë për qeverisje, sidomos ka interes për Gjykatën Speciale pas rrëzimit të mocionit atje dhe t’i dalim në mbështetje të tyre”, ka deklaruar Hasani.
Ai ka komentuar edhe takimin e paralajmëruar mes kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, që pritet të zhvillohet sot.
“Takimi i sotshëm tregon për presionin që e kanë brenda vetes, edhe Limaj edhe Kurti. Afati po përfundon, prandaj presioni për të gjetur zgjidhje është i madh”, ka shtuar ai.







