Elshani: Igor Popoviç është vendosur në paraburgim 48-orësh

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se bashkëpunëtori i Petar Petkoviqit, Igor Popovic, është ndaluar për 48 orë, shkruan Mitropol.
Elshani ka thënë se me rastin e tij po merren Prokuroria dhe Drejtoria për Krime të Rënda e Policisë së Kosovës.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Popovic po mbahet në paraburgim në jug të Mitrovicës.







