Prishet luhatësja në parkun e lojërave – lëndohen gjashtë persona, 3 prej tyre dërgohen në Spitalin e Mitrovicës

Nëntë persona, mes tyre pesë femra, një mashkull dhe tre të mitur janë lënduar në Skënderaj si pasojë e rrëzimit të luhatëses, e cila fillimisht ishte prishur, shkruan Mitropol.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Fatmir Dibra”dhe të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Skenderaj e më pas më Spitalin e Mitrovicës.
Lidhur me rastin, janë intervistuar dy persona të dyshuar, pronari dhe punëtori i lojërave, dhe më pas ata janë liruar me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt.








