Kanosje me armë në Skenderaj – Arrestohet një burrë dhe i gjenden armë shtëpi

Një burrë është arrestuar gjatë të shtunës në Skënderaj, pasi i njëjti kishte kanosur me armë një burrë tjetër, shkruan Mitropol.
Gjatë kontrollit policor, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar edhe një pushkë gjuetie, 22 fishek të kalibrit 12 mm dhe 9 fishek të kalibrit 7.62mm, të cilat po i mbante pa leje.
” Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet tutje në raportin policor.







