Premium Store
LAJME

Kraki godet opozitën: LDK e PDK gjithmonë kanë pasë talent me u bashku në dëm të Kosovës


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar ashpër ndaj dy partive më të mëdha opozitare në vend, shkruan Mitropol.

Kraki i ka akuzuar këto subjekte politike për bashkëpunim të qëllimshëm në dëm të interesave të shtetit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kraki ka thumbuar të dyja partitë, duke i përshkruar me një ironi të hidhur.

“LDK e PDK gjithmonë kanë’pasë talent me u bashku në dëm të Kosovës”, shkroi ai.

Kjo deklaratë e Krakit vjen në kohën kur vendi po përballet me një ngërç të thellë institucional dhe bllokim të procesit të konstituimit të Kuvendit, për të cilin VV fajëson pikërisht opozitën.

Active