Mos na largoni nga Kosova– aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth provimit pranues

“Mos na largoni nga Kosova!”, “Merrni përgjegjësi për gabimet në test!”,“Hetim!”, “Përgjegjësi!” – këto ishin disa nga parullat me të cilat aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën sot gjatë ditës para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në shenjë proteste, shkruan Mitropol.
Në këtë institucion, këtë të hëne aplikantët e pakënaqur me këtë proces i ka pritur në takim kryeinspketorja e arsimit, Besa Bytyqi.
Aplikantëte refuzuar, bashkë me prindërit e tyre thanë se kryeinspketorja Bytyqi po merret direkt me këtë çështje dhe se do ta trajtojë me shumë seriozitet.
Kandidatët që kanë mbetur jashtë listës pranuese në drejtimet e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës po kërkojnë hetim dhe përgjegjësi në raport me pretendimet e tyre për parregullsitë në provimin pranuese, duke përfshirë këtu edhe keq-formulimet apo gabimet teknike të provimit pranues.







