Medi
KOSOVËLAJME

IKP arreston policen, dyshohet se pa autorizim regjistroi në sistem të dhënat e një shtetasi të Serbisë

Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arrestuar një zyrtare policore policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore, IPK thotë se dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistemin të dhënat e një qytetari, shtetas i Republikës së Serbisë.

Active

Sipas njoftimit, qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar  kurse dyshimet janë se zyrtarja policore ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor.

Premium Store