Humb jetën edhe një person si pasojë e lëndimeve në vendin e punës

Raportohet se sot ka vdekur një burrë i cili para disa ditësh u aksidentua në vendin e punës në Istog, shkruan Mitropol.
Avdyl Osmanaj, nga fshati Gurrakoc, nuk mundi t’ju bëjë ballë lëndimeve të rënda që kishte pësuar.
Ndërkaq, sot në Gjakovë ndodhi një ngjarje tragjike, ku dy persona humbën jetën në vendin e tyre të punës, pasi kishin rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.







