Medi
LAJME

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë


Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësitë kryesore kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar për Rusinë, shkruan Mitropol.

Edhe pse Ukraina dhe Rusia kanë arrestuar dhjetëra spiunë të dyshuar gjatë luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022, rastet e spiunazhit brenda agjencive qeveritare janë të rralla.

Një punonjës i zyrës qendrore të NABU-s [Byrosë Kombëtare të Ukrainës kundër Korrupsionit] është arrestuar”, tha shërbimi i sigurisë, SBU.

Më herët, SBU-ja kreu bastisje në zyrat e NABU-s dhe në zyrën e prokurorëve të specializuar kundër korrupsionit.

NABU njoftoi se po zhvillon një “rishikim të brendshëm” dhe po “heton bazën ligjore të veprimeve të ndërmarra, përfshirë përdorimin e forcës ndaj një punonjësi”.

Kjo byro shtoi se më parë kishte kryer një hetim së bashku me SBU-në, i cili nuk kishte gjetur “asnjë provë” për të mbështetur akuzat kundër tij.

Weelnes