Dukato 2
LAJME

KFOR zhvillon ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë


Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it ka kryer ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë, shkruan Mitropol.

Këto ushtrime janë kryer si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e gatishmërisë dhe aftësisë së lartë operacionale.

Përmes një postimi në Facebook, misioni ka theksuar rëndësinë e këtyre stërvitjeve për përgatitjen e trupave për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe efikasitet çdo sfide sigurie.

“Ushtrime të tilla ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë dhe forcimin e koordinimit midis forcave shumëkombëshe, gjë që është çelësi për përmbushjen e mandatit të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Premium Store