Premium Store
LAJME

Tasholli: VV po normalizon korrupsionin dhe po tradhton votuesit e saj


Filozofi Ismail Tasholli ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Vetëvendosjes për të bashkëpunuar me Fatmir Limajn, duke theksuar se kjo është një tradhti ndaj parimeve të saj, shkruan Mitropol.

Sipas Tashollit, kjo lëvizje e VV-së e dëmton kredibilitetin e saj si forcë politike e pastër dhe e kthen në një parti oportuniste që po i normalizon akuzat për korrupsion.

Ai thekson se ky veprim shkatërron narrativën e “ndryshimit” dhe i jep fund pretencës për t’u shitur si alternativë e pastër politike.

“Nëse ka metë njeri normal knejpari, shumë votues që e kanë zgjedh si alternativë të pastër do ta ndjejnë si tradhti. Poashtu ka ndodh normalizimi i korrupsionit. Nëse edhe VV bashkëpunon me ‘të vjetrin’, atëherë s’ka ma alternativë reale politike” është shprehur tutje ai.

Active