Pellini
LAJME

Rama: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve do të jepen për shfrytëzim për 99 vjet


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim të rëndësishëm që u garanton familjeve të dëshmorëve të Republikës së Kosovës të drejtën e shfrytëzimit të banesave komunale për një periudhë 99-vjeçare, shkruan Mitropol.

Kryetari Rama theksoi se tash është koha që këto familje të kenë jo vetëm strehim, por edhe siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për sakrificën e këtyre familjeve, të cilat dhanë më të shtrenjtën për lirinë që sot gëzon vendi.

“Kjo nuk është një çështje favori, por një hap institucional drejt drejtësisë dhe kujtesës kolektive”, është shprehur Rama, duke shtuar se Prishtina u detyrohet familjeve të dëshmorëve jo vetëm nderim moral, por edhe një trajtim dinjitoz dhe të qëndrueshëm.

Premium Store