Dukato 2
LAJME

Çitaku për Musliun: Ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend, sulmet ndaj saj tregojnë panik


Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka komentuar veprimin e sotëm të deputetes Ganimete Musliu, shkruan Mitropol.

Ajo u shpreh se Musliu s’ka bërë asgjë tjetër, veçse sipas saj, e ka ushtruar të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.

Çitaku tha se sulmet ndaj saj, tregojnë jo vetëm panik, por edhe vetëdije të mjerë politike.

Reagimi i plotë :

Ganimete Musliu, deputete e zgjedhur e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk bëri as më shumë e as më pak, veçse e ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.

Sulmet e ulëta ndaj saj nuk tregojnë vetëm panik, por edhe një vetëdije të mjerë politike.

Gjuha fyese dhe denigruese, mjet i përhershëm i Vetëvendosjes dhe eksponentëve të saj, synon të linçojë këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem.

Por PDK nuk i nënshtrohet askujt. Dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet.

Active