Premium Store
LAJME

MPJD konfirmon arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi: Nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje – të shmanget udhëtimi përmes Serbisë


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, Lulzim Halili, nga autoritetet serbe, shkruan Mitropol.

Sipas njoftimit të MPJD, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi është informuar mbrëmjen e 22 korrikut për ndalimin e Halilit në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi, e më pas është dërguar në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

MPJD ka dërguar kërkesë zyrtare për konfirmim të arrestimit dhe për më shumë të dhëna, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe Delegacionit të BE-së në Serbi. Deri më tani, pala serbe nuk ka kthyer përgjigje.

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe.

Active