Medi
LAJME

Krasniqi: Nëse Urani merret me diçka e çon në fund, si askush tjetër – këtë e dëshmon karriera e tij politike


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Uran Ismaili është futur në politikë në vitin 2007 për me bë kryeqytetin tonë, Prishtinën, më të mirë, shkruan Mitropol.

Krasniqi tha se Urani nëse merret me diçka e çon në fund, si askush tjetër – këtë e dëshmon karriera politike, duke theksuar se ai është deputeti më i votuar nga radhët e PDK.

Ai ndër tjerash pati një kërkesë nga qytetarët e Prishtinës, atë për t’ia dhënë një shans Uran Ismailit.

Sot kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili prezantoi vizionin dhe zgjidhjet e tij konkrete për kryeqytetin në Sheshin “Adem Jashari”

Active