Uran Ismaili për Prishtinën: S’kemi kohë me humb, është në dorën tonë ta ndalim rrugën e eksperimenteve

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili para qytetarëve ka thënë se nuk ka kohë për të humbur, sepse sipas tij, duhet angazhim për ta ndalur rrugën e eksperimenteve, shkruan Mitropol.
Ismaili gjithashtu tha se është koha për një trafik të rregullt dhe për një Prishtinë pa qen endacakë.
“Një qytet të jetueshëm për të gjithë,fëmijë, të rinj, çifte, të moshur, për çdo familje, në çdo lagje, kjo është Prishtina që do nis me qeverisjen time. Kjo është Prishtina që po ju ftojë të angazhohemi e ta ndërtojmë së bashku”, është shprehur tutje Ismaili.








