Raportohet se burri i Fitore Pacollit i ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Çekut të VV-së

Gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë mbi 52 mijë euro burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, shkruan Mitropol.
Sipas Mehmetajt, fondet janë ndarë përmes një OJQ-je, e cila fillimisht ishte shpallur organizatë e papërgjegjshme, ndërsa rezulton të jetë e regjistruar edhe si biznes.
Ai shton se vetëm përmes një deputeteje janë përfituar afro 250 mijë euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që shumë raste të tjera mund të jenë ende të panjohura për qytetarët.
“Pas dajës 100 mijë, e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kish kap 52 mijë euro” është shprehur tutje Mehmetaj.








