Active 2
LAJME

LAJM I FUNDIT: Ish-polici kërcënon ish-kolegun në Leposaviq – i dërgon mesazhe fyese e kanosëse


Një tjetër rast i kanosjes është regjistruar në veri të Kosovës, ku dy ish-zyrtarë policorë janë përfshirë në një konflikt verbal, shkruan Mitropol.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku viktima ka pranuar mesazhe kërcënuese dhe fyese në telefonin e tij personal.

Sipas denoncimit nga viktima, mesazhet i janë dërguar nga ish-koleg i tij, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe që aktualisht jeton e punon në Kraljevë.

Prokurori i rastit ka urdhëruar që rasti të trajtohet si ‘Kanosje’, ndërsa hetimet janë në proces nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.

Active 1