Aurora Group
LAJME

EKSKLUZIVE: Sylejman Meholli konfirmohet si kandidat për kryetar të Vushtrrisë të shtunën në ora 19:00


Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do konfirmoj Sylejman Mehollin si kandidat për kryetar të Vushtrrisë nga kjo parti, njofton Mitropol.

“Mitropol” mëson ekskluzivisht që kjo do ndodhë të shtunën e kësaj jave, në ora 19:00, në Kalanë e Qytetit.

Ndryshe, kandidatura e Mehollit u konfirmua ditë më parë edhe nga Nasuf Aliu, anëtar i VV-së në Vushtrri.

Meholli ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit nacionale në Kosovë./Mitropol/

Active