Active 2
LAJME

Probleme me ujë të pijshëm dhe kanalizim nëpër fshatrat e Vushtrrisë – flet kryetari Idrizi


Në disa fshatra të komunës së Vushtrrisë janë raportuar probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe rrjetin e kanalizimit, shkruan Mitropol.

Lidhur me këtë çështje, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, deklaroi se montimi i pompave në fshatin Dumnicë është në fazën përfundimtare dhe se ato do ta përmirësojnë situatën.

“Njëjtë e kemi gjendjen edhe në disa fshatra si Strofcit, Beçukut, Zhilivodës. Edhe atje po punon kompania në montimin e pompave dhe një trafo që duhet për aktivizimin e pompave, shpejt besoj edhe atje përfundon”, është shprehur tutje Idrizi.

Ndërkaq, sa i përket rrjetit të kanalizimeve, ai tha se ende nuk është përmbyllur cikli i tyre nëpër disa fshatra.

“Jemi në proces, pritet të nënshkruhet një kontratë për kanalizime dhe do të përmbyllet në përgjithësi problemi i kanalizimeve në fshatrat e Vushtrrisë. Ka ende fshatra që nuk kanë kanalizim”, tha Idrizi tutje.

Active