Mitrovicasja Laura Fazliu në gjysmëfinale të Lojërave Universitare Botërore

Xhudistja nga Mitrovica, Laura Fazliu, ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Universitare Botërore, që po mbahen në Rhine-Ruhr, Gjermani, shkruan Mitropol.
Sipas Federatës së Xhudos, Fazliu dhuroi spektakël deri në gjysmëfinale.
Në çerekfinale, xhudistja jonë mposhti gjermanen Viktoria Folgen, kurse në gjysmëfinale do të ndeshet me italianen Flavia Favorini.







