Premium Store
KOSOVËLAJME

Thaçi: Marrëveshja finale Kosovë–Serbi është e domosdoshme

“Marrëveshja finale Kosovë–Serbi është e domosdoshme.

Ndërkombëtarët do të duhej të ndreqnin gabimet që ndodhën në këtë proces gjatë viteve të fundit. Ata, me ose pa vetëdije, lejuan që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të shndërrohej në kauzë elektorale në vendet përkatëse. Kjo jo vetëm që nuk solli përmirësim në marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve dhe popujve, por shkaktoi edhe përçarje në politikën e brendshme dhe shoqëritë e të dy vendeve.

Aurora Group

Ky proces mund të ketë sukses vetëm kur të ketë një agjendë të qartë dhe të marrë kuptim të plotë perëndimor. Deri para pak vitesh, marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare kishin një kthjelltësi monumentale. Sot, sikur po ndodh një zvetënim moral dhe politik.”

Active