
Këngëtari dhe gazetari, Mentor Mripa, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur rreth fëmijërisë së tij.
Ai thotë se sa herë e kujton fëmijërinë, e kujton Mitrovicën, transmeton Klankosova.tv.
“Kur e përmendi unë fëmijërinë, gjithë Mitrovicën, dhe posaçërisht pjesën veriore. Aty kam lujt, aty jam rritë, aty kam njerëzit më të dashur. Do të thotë se shkollimin e kam mbaru në Pejë, në Mitrovicë asgjë s’kam dalluar nga fëmijët e tjerë, ndoshta kam qenë edhe më problem, por ta them të drejtën nalt, pasi sot është shumë ma e mundur dhe shumë më e bukur të shkosh në veri, unë ndihem më mirë aty se në jug e gjithkund tjetër”, u shpreh Mripa.








