FSK trajnon Policinë e Kosovës në taktika këmbësorie – forcohet bashkëpunimi për sigurinë e vendit

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar një trajnim të specializuar me temën Taktikat me Njësi të Vogla (TTNJV), me pjesëmarrjen e disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, shkruan Mitropol.
Trajnimi, i cili u realizua nga instruktorët e FSK-së, ishte intensiv dhe sfidues, duke përfshirë përgatitje teorike dhe praktike në fushën e këmbësorisë.
Pjesëmarrësit u pajisën me shkathtësi të avancuara profesionale, duke forcuar kështu kapacitetet operacionale dhe bashkëveprimin ndërmjet dy institucioneve të sigurisë.
Ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e përbashkët për ngritjen e kapaciteteve dhe garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.








