AGK-ja i adresohet Kurtit e Osmanit me letër të hapur rreth krizës humanitare në Gaza

Edhe Asosiacioni i Gazetarëve të Kosovës iu është bashkuar shumë asosiacioneve të tjera ndërkombëtare, duke iu shkruar institucioneve shtetërore për të nxitur një reagim rreth situatës me krizën humanitare në Gaza, shkruan Mitropol.
AGK-ja përmes një letre të hapur iu është drejtuar krerëve të shtetit, Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të marrin një qëndrim të qartë rreth situatës në Gaza.
Në letër poashtu iu bëhet thirrje të dy krerëve shtetërorë që të bëjnë thirrje publike për ndaljen e vrasjes së civilëve dhe gazetarëve nëpërmjet metodës së urisë, të orkestruar nga shteti i Izraelit.







