Active 2
02KOSOVËLAJME

Hajnat futen në shtëpinë e drenicakut, i vjedhin armën bashkë me fishekë

Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Skenderajt, ku persona ende të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë vjedhur një armë zjarri bashkë me 15 fishekë, njofton Mitropol.

Sipas informatave të konfirmuara nga Policia e Kosovës, një burrë ka raportuar se në kohën kur nuk ndodhej në shtëpi, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë marrë armën. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në mes datave 23 dhe 25 korrik, ndërsa është vërejtur dhe raportuar mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:40.

Medi

Njësitë relevante të hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur mbledhjen e dëshmive për të identifikuar autorët dhe për të hetuar rrethanat e incidentit. Policia nuk ka dhënë detaje nëse arma ishte e regjistruar apo mbajtur në mënyrë të ligjshme nga ankuesi.

Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë” dhe mbetet nën hetime nga ana e organeve kompetente. Vjedhja e armëve të zjarrit vazhdon të jetë shqetësim për sigurinë publike, sidomos në zonat rurale ku kontrolli i armëve shpesh është më i vështirë./Mitropol/

Active 1