Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij, më e madhe se Kosova dhe demokracia

Kryetari i Partisë Demokratike i Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishte më e madhe se Kosova dhe demokracia, shkruan Mitropol.
Deklaratën e tij, Krasniqi e bëri pas dështimit të seancës së fundit, e cila u mbajt pothuajse gati në mesnatë.
Kujtojmë se kjo ishte seanca e fundit për konstituim të Kuvendit pas skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese.








