Dështimi i seancës së fundit, Limaj: Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se pas dështimit të marrëveshjeve politike për konstituimin e Kuvendit, tani pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkruan Mitropol.
Sipas Limajt, Kushtetuesja duhet të japë udhëzime të qarta për pasojat ligjore dhe hapat e ardhshëm.
Ai theksoi se marrëveshjet politike nuk u shfrytëzuan, ndërsa Nisma ka kontribuar për zhbllokimin e situatës. Limaj tha se tani çështja është mbyllur dhe po hyjmë në një realitet të ri.
“Nuk i shfrytëzuam marrëveshjet politike. Tani presim që Kushtetuesja të marrë vendimin për udhëzimet dhe pasojat juridike të këtij procesi” është shprehur tutje Limaj.







