Dhunë në familje në Mitrovicë – i dyshuari nën ndikim të alkoolit sulmon të birin dhe tenton ta therrë me thikë

Dhunë në familje në Mitrovicë – i dyshuari nën ndikim të alkoolit sulmon të birin dhe tenton ta ther me thikë
Një incident i rëndë familjar është raportuar në orët e para të mëngjesit në Mitrovicën e Jugut, shkruan Mitropol.
Një burrë dyshohet të ketë sulmuar fizikisht të birin dhe madje e ka kanosur me thikë.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku Policia ka intervenuar menjëherë pas marrjes së informacionit për një rast të dhunës në familje.
Sipas viktimës, në momentin e tensionit, babai i tij ka marrë një thikë kuzhine dhe ka tentuar ta godasë me të.
Të dy palët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Mitrovicë, ndërsa njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar thikën si provë materiale.
Rasti është në hetim dhe pritet të ndiqet me procedura të mëtejme nga organet e drejtësisë.








